Flash News

E-TJERA

Shiu përmbyt rrugët në Bulqizë, dëbora krijon vështirësi në zonat malore

Shiu përmbyt rrugët në Bulqizë, dëbora krijon

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me dëborë në zonat mbi 500 metra mbi nivelin e detit, kanë krijuar vështirësi në qarkullim në disa rrugë të Bulqizës.

Në qytet, rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër është përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë prekur zonat më të larta, duke përfshirë minierat e Zonës D, Ternovës dhe Marraneshit.

Për shkak të situatës, policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirë në rrugët ku është e nevojshme.

Institucionet lokale dhe forcat e rendit po monitorojnë situatën dhe apelojnë për vëmendje të shtuar nga qytetarët për të shmangur incidente të mundshme.

Të fundit