Flash News

E-TJERA

Shkak mungesa e avokatëve/ Shtyhet sërish seanca për 'Plumbin e Artë'

Shkak mungesa e avokatëve/ Shtyhet sërish seanca për

Seanca për dosjen ‘Plumbi i artë’ është shtyrë sërish. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e tre avokatëve të çështjes. Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

Kujtojmë që edhe seanca paraardhëse u shty për të njëjtën arsye.

Të fundit