Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksident me dy të plagosur, arrestohet 65-vjeçari në Bilisht

Shkaktoi aksident me dy të plagosur, arrestohet 65-vjeçari në
Foto ilustruese

Policia e Korçës vuri në pranga një 65-vjeçar pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin e ndodhur dje në aksin Korçë-Bilisht.

Sipas policisë, i arrestuari duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues një 64-vjeçar, banues në Devoll.

Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe një 59-vjeçare, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

 

 

 

 

Të fundit