Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe plagosi dy persona, arrestohet polici në Këlcyrë

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe plagosi dy persona,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një efektiv policie në Këlcyrë pasi ka shkaktuar një aksident rrugor në gjendje të dehur, duke plagosur dy persona.

Në pranga është vënë inspektori D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Këlcyrë, nën Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas njoftimit të AMP-së, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, pranë fshatit Ribaj. Punonjësi i policisë, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me një mjet tip “Nissan”, ku për pasojë janë plagosur dy pasagjerët e këtij të fundit, shtetasit D. H., 57 vjeç, dhe R. S., 59 vjeç.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Përmetit dhe më pas janë larguar për në banesë, pasi gjendja e tyre nuk paraqitej kritike.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit, inspektori D. C. rezultoi pozitiv me një nivel prej 1.19 mg/l në testin e parë dhe 1.21 mg/l në testin e dytë, duke konfirmuar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

 

Të fundit