Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, pezullohet nga detyra efektivi

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, pezullohet nga detyra efektivi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një efektiv policie.

Inspektori D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh ka qenë duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l. Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

Të fundit