Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin dhe tentoi të fshehë gjurmët, dënohet me 5 vite burg shqiptari në Angli

Shkaktoi aksidentin dhe tentoi të fshehë gjurmët, dënohet me

Një 27-vjeçar shqiptar i identifikuar si Besjan Karaj është dënuar me 5 vite burg në Angli pasi u përfshi në një aksident dhe më pas ka tentuar të fshehë gjurmët. 

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Karaj u deklarua fajtor për akuzat "Shkaktimi të lëndimeve përmes drejtimit të rrezikshëm" dhe "Mashtrim me përfaqësim të rremë ndaj kompanisë së sigurimeve'.

Si ndodhi aksidenti

Ngjarja është regjistruar më 13 korrik të vitit të kaluar, ku Karaj ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën B4017, kur hyri në kthesë me shpejtësi në korsi të kundërt dhe u përplas me një motorist 22-vjeçar. Menjëherë pas aksidentit Karaj u largua nga vendngjarja pa ndaluar, duke e lënë të riun të plagosur rëndë. 

Policia, pasi mbërriti në vendngjarje, arriti të rindërtojë ngjarjen përmes copave të mbetura të automjetit, përfshirë targën dhe logon e makinës, të cilat çuan në identifikimin e automjetit i cili u gjet vetëm një milje larg, në flakë.

Shkaktoi aksidentin dhe tentoi të fshehë gjurmët, dënohet me
Makina e djegur

Përmes të dhënave të celularit, hetuesit zbuluan se autori ishte 27-vjeçari shqiptar. Ndërkohë kur 22-vjeçari i mbetur i plagosur nga aksidenti kërkoi dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve, Karaj pranoi se ishte drejtuesi i mjetit, por tentoi të fajësonte motoristin për aksidentin.

Ai u arrestua më 2 janar të këtij viti për tu dënuar më vonë me 5 vite burg. Përveç burgut, ai u pezullua nga e drejta e drejtimit të automjeteve për 5 vite e gjysmë, dhe do të duhet të kalojë një test të avancuar për të rimarrë patentën.

Të fundit