Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, lihet në burg 23-vjeçari

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, lihet në burg

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën motrat Rozina dhe Ela Dhimaku, dhe mbeti e plagosur rëndë Antonela Zhupa.

Në seancën e zhvilluar, prokurorja kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së dielës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

 

Të fundit