Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin me 4 viktima sot në Vlorë, Igli Madani i proceduar më parë për aksident dhe kanabis

Shkaktoi aksidentin me 4 viktima sot në Vlorë, Igli Madani i proceduar

22 vjeçari Igli Madani u arrestua nga policia pasi mëngjesin e sotëm dyshohet se shkaktoi një aksident të rëndë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje.

I riu nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Sipas Report tv, 22 vjecari ka qenë më herët i proceduar për një aksident me plagosje, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar, si dhe është proceduar po ashtu edhe për kanabis dhe përleshje fizike.

Për aksidentin me të plagosur Igli Madani u procedua, por çështja u pushua. Ndërkohë, i riu e kishte marrë patentën prej tre vitesh.

Edhe vetë Madani bashkë me dy të rinj që udhëtonin me të në makinën tip ‘Audi’ mbetën të plagosur.

Nga aksidenti humbën jetën Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva dhe u plagosën 3 të rinj që udhëtonin në një mjet tip Audi, i cili dyshohet se ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa ishte me shpejtësi të lartë.

Po ashtu, ai njihet edhe si djali i një biznesmeni në fushën e mjeteve të transportit, Bashkim Madanit i cili ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirun.

Të fundit