Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur dhe 37 bagëti të ngordhura, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur dhe 37 bagëti të ngordhura,

Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier pasi shkaktoi një aksident rrugor ku mbetën të plagosur katër persona dhe ngordhën 37 bagëti të imëta.

Nga testimi i kryer pas aksidentit, rezultoi se i riu drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin në aksin rrugor “Levan-Qarr”, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier arrestuan shtetasin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo. Pas testit të alkoolit, u konfirmua se ai po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, çka çoi në aksidentin me pasoja.

Për pasojë, u dëmtua lehtë vetë drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, ndërsa ngordhën 37 bagëti të imëta. Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. H., 28 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili dyshohet se ka goditur me grusht dhe sende të forta një tjetër shtetas, për motive të dobëta. Materialet për të dyja rastet janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Të fundit