Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Prrenjas-Qafë Thanë, ndalohet 44-vjeçari

Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Prrenjas-Qafë Thanë,

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ndodhi në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, 5 ditë më parë.

44-vjeçari J. D., humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një tjetër mjet tip “Passat” i cili ndodhej në ambientet e një servisi. Shtetasit e plagosur ndodheshin jashtë mjetit.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit