Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i Benz-it

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i Benz-it

Është arrestuar drejtuesi i Benz-it i cili u përplas dje me një furgon në Borsh, duke lënë të vdekur një çift bashkëshortësh, Kastriot dhe Donika Mehmeti.

Myfit Qejvanaj, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit.

29-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi Kastriot Mehmeti 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren Donika Mehmeti 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e Benz-it.

Të fundit