Flash News


E-TJERA

Shkaktoi aksidentin në kafenenë në Elbasani, arrestohet shoferi

Shkaktoi aksidentin në kafenenë në Elbasani, arrestohet shoferi

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka shkaktuar, pasi dje ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një tjetër automjet i cili ka përfunduar në ambjentet e një lokali në Elbasan.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit