Flash News

E-TJERA

Shkaktoi një aksident në Bilisht, arrestohet 41-vjeçari

Shkaktoi një aksident në Bilisht, arrestohet 41-vjeçari

Një shofer 41-vjeçar është arrestuar pasi në gjendje të dehur, ka përplasur me një automjet tjetër të parkuar në qytetin e Bilishtit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përplasur me një automjet tjetër të parkuar. Për pasojë ka marrë lëndime të lehta vetë 41-vjeçari, i cili pas verifikimit të kryer rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.”– njofton policia.

 

Të fundit