Flash News

E-TJERA

Shkaktoi shumë reagime pasi u shfaq në krah të Veliajt, zbardhet kush ndërmjetësoi që Eli Fara të hyjë në radhët e PS

Shkaktoi shumë reagime pasi u shfaq në krah të Veliajt, zbardhet

Pak ditë më parë, një tjetër këngëtare e njohur, Eli Fara u shfaq krah kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi i këngëtares 53-vjeçare për t’u përfshirë në politikë solli shumë reagime dhe komente, vetëm pak orë pasi ky informacion u bë publik në media.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se nuk merret me politikë, por se ndodhet aty për njerëzit e punës.

“Jam artiste, nuk jam politikane, jam edhe korçare. Nuk jam e orientuar e as militante e asnjë partie, nuk merrem me politikë, jam me partinë e muzikës, këtu ndodhem se jam me njerëzit që punojnë dhe në i paç kundërshtarë, duhet të thuash faleminderit.

Jam korçare, kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera, por po i kalojmë të tjerat. Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, u shpreh Eli Fara.

Por, kush ia mundësoi kryebashkiakut në fushatën e PS këngëtaren Eli Fara?

Sipas gazetës Panorama, oferta për Eli Farën ka ardhur nga mikesha e saj e njohur, ish-missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari. Kjo e fundit pjesë e stafit të Veliajt. Madje, sipas të njëjtit burim, Selimllari po bën të njëjtën gjë edhe me artistë të tjerë.

Shkaktoi shumë reagime pasi u shfaq në krah të Veliajt, zbardhet

Të fundit