Flash News

E-TJERA

Shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë në Kavajë, çfarë u gjet në trupin e tyre pas ekspertizës mjeko-ligjore

Shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë në Kavajë,

Zbardhen detaje të reja lidhur me vdekjen e katër turistëve rusë në pishinën e mbyllur të hotelit ‘Gloria Palace’ në Qerret të Kavajës mbrëmjen e 15 tetorit.

Ndonëse shkaqet mbeten ende mister, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar të humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse që kishte zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

Në emisionin ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ bëhet me dije se pas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre.

Të fundit