Flash News

E-TJERA

Shkarkimet e drejtorëve/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër KiE: Ndalni uzurpimin e Ramës!

Shkarkimet e drejtorëve/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë i është drejtuar me një letër të hapur Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës në lidhje me lëvizjet e kryeministrit Rama në disa bashki të vendit ku në 'shënjestër' ishin drejtorët. 

Në letrën e hapur, thuhet se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit Rama sipas tyre po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.

Ata thonë se vendi ka humbur demokracinë, Rama ka uzurpuar të gjitha institucionet, kështu si pasojë të zgjedhurit vendorë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të demaskuar sipas tyre autokracinë dhe për të rikthyer demokracinë në vend. 

Reagimi i plotë

Raporti urgjent i të Zgjedhurve Vendorë për Institucionet e Demokracisë Evropiane paraqet reagimin e tyre institucional përkundrejt përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë!

Të indinjuar nga sjellja despotike, mungesa e kulturës shtetërore devijimi decentralizimit dhe arroganca e pajustifikuar, të zgjedhurit vendorë demokrat i janë drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës për të demaskuar autokracinë dhe uzurpimin e gjithë pushteteve nga Edi Rama!

Me një analizë profesioniste, realiste dhe të kulturuar ata i shpjegojnë institucioneve zyrtare të KE, se politika dhe flamuri pseudoeuropian i zgjedhjeve të 11 Majit ishte mashtrimi rradhës i Edi Ramës edhe në qeverisjen lokale!

Në këtë raport bashkiakët demokrat argumentojnë me fakte e shëmbuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë!

Në këto ditë të nxehta Kryeministri Rama po spekulon me hallet dhe vëmendjen e qytetarëve shqiptarë!

I paaftë tu japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë, ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë! ( numrin e të cilëve për nevojë elektorale vetë e ka dyfishuar dhe kompetencat e burimet financiare ja ka zeruar)

Tashmë të gjithë e dinë se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet dhe kërkesave të kohës:
- Në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve!
- Në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturianave dhe mbetjeve urbane.
- Në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujrave të zeza dhe atyre të ndotur!
Tre kompetenca këto që Kryeministri ja ka rrëmbyer pushtetit vendor!

Çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë së tij!

I pa aftë të kryejë detyrat e veta që i cakton legjislacioni shqiptar, ai ka kohë që po rrëmben kompetencat, asetet dhe pëgjegjësitë e qeverisë vendore!

Ndërkohë i pamundur të japë zgjidhje për situatat katastrofale në shërbimin publike ndaj qytetarëve, ai kërkon të hedhë në det të zgjedhurit vendorë nga varka e halleve të tij që po i mbytet!

Raporti urgjent i të zgjedhurve vendorë për autoritetet europianë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për ti thënë ndal uzurpimit të kompetencave të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetqeverisjes lokale në Shqipëri!

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit