Flash News

E-TJERA

Shkarkimet në bashki, Cakrani: Rama si Khamenei i Iranit, drejtorët e bashkive skllevër që tremben

Shkarkimet në bashki, Cakrani: Rama si Khamenei i Iranit, drejtorët e

Avokati Kujtim Cakrani e ka krahasuar kryeminsitrin Rama me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei.

I ftuar në MCN Tv, Cakrani deklaroi se me shkarkimet e urdhëruara së fundmi në bahski, ka shkelur Kushtetutën, ka cenuar autonominë vendore.

Avokati vuri në dukje edhe nënshtrimin e kryebashkiakëve, kur tha se janë njerëz pa personalitet që i shërbejnë partisë.

“Kryeministri në këto momente që po flasim ka shkatërruar Kushtetutën, ligjin për pushtetin vendor, kartën e autonomisë vendore, dhe padyshim e ka kthyer veten e vet si kryeministri i kohës së diktaturës. Kryeministri ynë s’ka asnjë ndryshim nga Khamenei i Iranit. I ka kapur edhe komunitetet fetare, shyqyr që s’ka kapur ende katolikët, se ata janë rebelë. S’ka asnjë ndryshim nga Khamenei i Iranit. Kryetarët e bashkive janë ca langaraq, njerëz pa personalitet, dhe vijnë i shërbejnë partisë. Në asnjë formë kryeministri s’duhet të shkelë në bashki. Me gjeni një rast të dytë në Ballkan, jo në Europë.

Edhe Enver Hoxha ndryshonte kuadrot e vjetër me të rinj, por problemi ishte sistemi i korruptuar. Këtu është sitemi që ka korruptuar njerëzit. Ne në vend të luftojmë sistemin e korruptuar, merremi me njerëzit. Këta (drejtorët) janë ca skllevër të kohëve moderne, që tremben nga skllavopronari Rama”, tha Cakrani.

Të fundit