Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Ahmetajt, analisti: Rama e përdori si mashë në afera korrupsioni, më pas e hedh si shami hundësh

Shkarkimi i Ahmetajt, analisti: Rama e përdori si mashë në afera

Analisti Genc Burimi komentoi shkarkimin e Arben Ahmetajt nga pozicioni i zv/kryeministrit.

Duke folur për emisionin 'Task Force' në Syri Tv Burimi tha se duket si kronikë e një vdekje të paralajmëruar, ndërsa krahasoi rastin me një ministër në Francë i cili u përdor në një aferë korrupsioni 400 mln euro.

"Largimi i Ahmetajt më duket se vonoi. Më ngjan Ahmetaj në Francë, si një ministër i Financave, kur u emërua nga Sarkozi, si Rama me Ahmetajn, shumë pyetën se përse?

Më vonë u kuptua se Sarkozi e emëroi për ta përdorur si mashë në një aferë korrupsioni në lidhje me një ish-biznesmen francez. Një aferë 400 mln euro, kështu edhe Ahmetaj.

Janë këto lloj njerëzish që me siguri Rama i di një kleçkë që në fillim, i mbante për t’i përdorur dhe më pas i hedh si një shami hundësh."-tha Burimi.

  

Të fundit