All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarët tregojnë prapaskenat: Ishte politik. Nuk ofroi të ishte mburojë e qeverisë

All - Paragraf - 1

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarët tregojnë prapaskenat: Ishte

Gazetarët Ermal Vija dhe Armand Bajrami kanë treguar prapaskenat e shkarkimit të sh-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

All - Paragraf - 3

Të ftuar në emisionin “Open” në News24, Bajrami u shpreh se Nano shkarkimi i tij nuk ishte vetëm për shkak të mos arritjes së objektivave siç edhe u tha nga ministri i Brendshëm, por ishte një vendim politik.

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarët tregojnë prapaskenat: Ishte
“Rezultoi si drejtuesi më jetëshkurtër i Policisë së Shtetit. U tha se mospërmbushja e pritshmërive ishte edhe objektivi i largimit të tij, por nga ana tjetër ishin vetëm 10 muaj. Gledis Nano nuk pati një shkëlqim si drejtues, por nga ana tjetër ndaj bindjen se ky shkarkim nuk është vetëm për mospërmbushje objektivash, por pastërtisht politike.

Pre kohësh kishte një përplasje mes tij dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe për emërimet e reja që do të bëheshin. Nano përpos dëshirës së shprehur prej tij dhe besimit të dhënë nga qeveria shqiptare për një fytyrë të re të policisë për zotin Nano kanë qenë disa probleme ligjore, ku është e pamundur që drejtuesi i të Përgjithshëm i Policisë të krijojë një skuadër të tij”, tha ndër të tjera gazetari.

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarët tregojnë prapaskenat: Ishte

Nga ana tjetër, gazetari Vija tha se shkarkimi i Nanos ka ardhur si pasojë e disa kontraditave, prej të cilave evidentoi rolin që i kërkohej të luante në zgjedhjet e ardhshme lokale, si mburojë e qeverisë.

“Përplasja ka qenë për interesa politiike, jo më larg se prilli apo maji janë zgjedhjet lokale dhe politika do në krye të policisë një roje të zgjedhjeve, të jetë mburojë e qeverisë, që Nano nuk e ka ofruar siç duket. Arsye tjetër është emërimet në polici pas marrjes së detyrës nga Nano, një drejtues duhet të ketë stafin e tij që sipas ministrit tonë të Brendshëm nuk u dhanë. Ne nuk pritëm as një vit kalendarik që të bënim një krahasim me punën e të tjerëve”, tha ai.

Të fundit