Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarja Lala: Përplasje me Çuçin për emërimet dhe kokainën në port

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarja Lala: Përplasje me Çuçin

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin e Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Lala tha se shkarkimi i Nanos ka ardhur pasi ai kishte patur përplasje të forta me Ministrin e Brendshëm për çështje të ‘nxehta’.

“Kishte kohë që kishte shkëputur kontaktet me Ministrin e Brendshëm. Përplasje për çështjen e emërimeve, përplasje për efektivë që kishte dyshime se ishin financuar nga krimi i organizuar. Kishte të bënte me disa sasi kokaine në portin e Durrësit.

Në këtë sens, ministri i kërkoi dorëheqjen. Zoti Nano pretendonte se nuk kishte asnjë arsye për ta dhënë, se në 10 muaj nuk kishte patur kohën e mjaftueshme.
Nëse s’ka përmbushur Gledis Nano objektivat, pas tij duhet të jepte dorëheqjen ministri”, tha Lala.

 

Të fundit