Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për drejtorin e ri të Policisë

Shkarkimi i Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme ka hapur zyrtarisht garën për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Afati i aplikantëve për dorëzimin e dokumenteve është deri më 11 Mars. Ministria e Brendshme ka përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Kritere të përgjithshme:

a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

b) të ketë shtetësi shqiptare;

c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 viteve të fundit (ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se 1 vit; shtyrje e afatit të gradimit deri në 5 vjet; ulje me një gradë për një periudhë deri në 5 vjet);

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

Të fundit