Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës, Fuga: Nuk gjykohet Presidenti për deklarata, puna e tij matet me dekrete

Shkarkimi i Metës, Fuga: Nuk gjykohet Presidenti për deklarata, puna e

Akademiku dhe studiuesi i njohur, Artan Fuga ka komentuar nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Ora News, Fuga shprehet se do të donte një President pak më të distancuar nga zgjedhjet, por përkundër kësaj ai thotë se kreu i shtetit nuk mund të gjykohet nga deklaratat pasi puna e tij matet me dekrete.

Sa i takon shkarkimit të Presidentit të Republikës unë po pres punimet e Komisionit me shumë interes por sigurisht do të doja që Presidenti i Republikës të ishte më i distancuar nga çështjet e zgjedhjeve që u bënë por ky është gjykimi i tij. Problemi është se nuk mund të gjykohet Presidenti i Republikës nga ndonjë shprehje që ka thënë sepse puna e tij matet me dekrete.

Edhe nëse ai mund të shprehet më shumë kundër një force politike, siç ishte në këtë rast PS dhe mund të ishte më afër me opozitën kjo nuk ka të bëjë fare me atë që ai ka ikur nga roli i përfaqësuesit të unitetit të popullit pasi ne e dimë që edhe në republika të tjera presidenciale pavarësisht se ne nuk jemi, Presidenti, aq më tepër në një republikë presidenciale, është vërtet një figurë që përfaqëson unitetin dhe një pushtet real merr pjesë në një fushatë elektorale”, tha Fuga.

 

Të fundit