Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës/ Kushtetuesja tërhiqet nga vendimi, ‘fati’ i presidentit vendoset në 12:00

Shkarkimi i Metës/ Kushtetuesja tërhiqet nga vendimi,

Gjykata Kushtetuese është tërhequr nga vendimi për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Seanca e cila nisi prej orës 10:00, u ndërpre për të rinisur në orën 12:00 për të dhënë vendimin final.

Në nisje të seancës, kryetarja e Kushtetueses Vitore Tusha u shpreh se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj tha se provat e Kuvendit u sollën me urgjencë, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tyre. Ai shtoi se Kuvendi nuk mund të ndërhyjë të faktet.

“Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. S’u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por Kuvendi s’mund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 siç e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar. Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është  e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, tha Dervishaj.

Të pranishëm në seancë janë edhe deputetja Klotida Bushka dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në cilësinë e përfaqësuesve të Kuvendit.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të presidentit kërkuan dorëheqjen e trupit gjykues me pretendimin se kryetares Vitore Tusha i kishte përfunduar mandati, ndërsa gjyqtarët e tjerë ishin në konflikt interesi. Kushtetuesja i drejtoi Presidencës 73 pyetje të cilat këshilltarët i dorëzuan sot në formën e fakteve. Në to përfshiheshin edhe deklaratat e presidentit pak para zgjedhjeve të 25 Prillit. 

Të fundit