Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës, Nesho: Përpjekje e Ramës për të marrë të gjitha institucionet

Shkarkimi i Metës, Nesho: Përpjekje e Ramës për të

Gjykatën Kushtetuese ka vendosur shtyrjen e seancës për nesër në orën 10:00, ku edhe do të vendoset për shkarkimin apo jo të kreut të shtetit, Ilir Meta

Disa orë para vendimit, diplomati Agim Nesho thotë se kjo është një përpjekjen e mazhorancës për shkarkimin e presidentit pjesë të projektit të kryeministrit për të pasur nën kontroll të gjitha institucionet.

Nesho tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania se presidenti nuk mund të gjykohet nga fjalët, por veprimet që sipas tij kanë qenë në mbrojtje të shtetit ligjor.

Kjo është prapaskenë politike me një parlament që u përdor për të marrë edhe institucionin e fundit që është presidenti. Kemi një shtet virtual që përpiqet të thotë se kam marrëdhënie me popullon pa respektuar institucionet që kërkon t’i godasë. Kjo është brenda një projekti të Ramës që të marrë të gjitha institucione”, u shpreh Nesho.

 

 

Të fundit