E-TJERA

Shkarkimi i Metës/ Presidenca kërkoi dorëheqjen e gjyqtarëve, “Kushtetuesja” tërhiqet për të marrë vendim

Shkarkimi i Metës/ Presidenca kërkoi dorëheqjen e

Gjykata Kushtetuese është tërhequr të marrë vendimin për kërkesat e presidentit Ilir Meta. Në seancën për shkarkimin e tij, këshilltari ligjor i presidentit Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese.

Sipas tij, disa gjyqtarë janë në konflikt interesi, ndërsa kryetares Vitore Tushës i ka mbaruar mandate. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë gjykata, por përfaqësuesit nga Kuvendi e kanë kundërshtuar kërkesën e presidencës.

“Kërkojmë secili prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë shkaqet për çështjen dhe palët në këtë gjykim për t’u shprehur me vendim, nëse secili prej këtyre gjyqtarëve të dorëhiqet. Në trupën aktuale ka shkaqe të cilët duhet të dorëhiqen.

Gjykata ka 7 anëtarë, 6 janë zgjedhur nga kuvendi e presidenca që janë në konflikt. Anëtari i 7 ka kaluar mandate prej 9 vitesh, rasti i zonjës Vitore Tusha.

Një tjetër shkak është fakti se Meta pasi Vitore Tusha ka kërkuar të kandidoj për kreun e KLSH, e ka propozuar për më të mirën në krye të KLSH. Ndërsa presidenti ka refuzuar të emërojë Tushen në KLSH. Dhe e ka akuzuar Metën se ka dashur të bllokojë kushtetuesen në atë kohë. Por e vërteta është ndryshe ishte mazhoranca që e bllokoi”, ka thënë Dervishaj.

 

Të fundit