Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës/ Rama ‘shkel rregullat’, nuk voton në dhomën e fshehtë

Shkarkimi i Metës/ Rama ‘shkel rregullat’, nuk voton në

Kuvendi po voton aktualisht për shkarkimin ose jo nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Para se ta hedhin votën në kuti, deputetët i drejtohen dhomës së fshehtë për të votuar.

Këtë rregull e ka "thyer" kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka shkuar te dhoma e fshehtë, por ka votuar te foltorja e Kuvendit.. Ai është shprehur hapur për shkarkimin e kreut të shtetit, për të cilin ka dhënë dhe një sërë argumentesh.

Fillimisht Kuvendi votoi me 104 vota pro raportin e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Kundër raportit u shprehën 7 deputetë, 2 të tjerë kanë abstenuar, ndërsa një votë është konsideruar e pavlefshme.

Të fundit