Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës, sot seanca e 3-të në Gjykatën Kushtetuese

Shkarkimi i Metës, sot seanca e 3-të në Gjykatën Kushtetuese

Sot do të mbahet seanca e tretë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. Seanca pritet të nisë në orën 10.00.

Shtyrja e saj erdhi pas kërkesës së këshilltarit të ligjor të presidentit, Bledar Dervishaj. Ky i fundit kërkoi 48 orë kohë për t’u përgjigjur pyetjeve, janë rreth 70 të tilla për Kreun e Shtetit.

Ky i fundit ka deklaruar disa herë që do t’iu japë përgjigje të gjithave para shqiptarëve, ndërsa nuk është shprehur aspak i shqetësuar për vendimin që do të marrë “Kushtetuesja”.

Më herët Kreu i Shtetit kërkoi dorëheqjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga kjo çështje me arsyetimin se kishin konflikt interesi dhe se u kishte përfunduar mandate. Gjithashtu kërkoi përjashtimin e përfaqësuesve të Kuvendit. 

Meta ka paralajmëruar se çështjen mund të dërgojë edhe në Gjykatën Evropiane, si institucion mbi atë Kushtetuesen. Ai është shprehur i bindur se detyrën do të vazhdojë deri në përfundimin e mandatit, 24 korrik të këtij viti.

Kuvendi miratoi më 9 qershor me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Meta është presidenti i parë i Republikës që u shkarkua me një nismë të tillë nga Kuvendi.

Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Për shkarkimin e tij, socialistët ngritëm Komisionin Hetimor, i cili për disa javë mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.

 

Të fundit