Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i presidentit, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën Kushtetuese

Shkarkimi i presidentit, caktohet relatori i çështjes në

Pasi Kuvendi vendosi me 104 vota pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, tashmë fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese.

Sipas burimeve jo zyrtare për Top Channel, relatori i çështjes së presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese do të jetë Përparim Kalo.

Ajo që nuk dihet ende ka të bëjë me faktin nëse kjo gjykatë do ta llogarisë si kohë të afatit 3 mujor, muajin gusht që është një muaj pushimi për institucionet e drejtësisë.  

Që nga krijimi i saj në vitin 1991 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ndodhet përpara shqyrtimit dhe marrjes të një vendimi, të paprecedentë për vendin tonë deri më tani.

 

 

Të fundit