Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës do të votohet në Kuvend me 10 qershor

Shkarkimi i Metës do të votohet në Kuvend me 10 qershor

Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta, pritet t’i dërgojë këtë të premte Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.

TCH raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor

Të fundit