Flash News

E-TJERA

Shkarkohet Abigeila Voshtina nga detyra e drejtores së TOB dhe Ansamblit Popullor

Shkarkohet Abigeila Voshtina nga detyra e drejtores së TOB dhe Ansamblit

Shkarkohet me vendim qeverie Abigeila Voshtina nga detyra e Drejties së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Voshtina u emërua në këtë detyrë në 2022, pas një konkursi që në atë kohë u trumpetua me pompozitet, ndërsa u tha se drejtuesja e re do të kishte një mandat 4-vjeçar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të   ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Të fundit