Flash News

E-TJERA

Shkarkohet Drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo, zëvendësohet nga regjisori i njohur

Shkarkohet Drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo,
Foto Ilustruese/ Kiço Londo dhe Altin Basha

Shkarkohet nga posti i Drejtorit të teatrit Eksperimental, Kiço Londo.

Shkarkimi i Londos ka ardhur me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që në vend të tij është emëruar regjisori Altin Basha.

Londo ruante pozicionin e Drejtorit të teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, që nga qershori i 2014.

Vendimi për shkarkimin e Londos është marrë me propozim të Ministrisë së Kulturës, e cila dy javë më parë  ngriti një komision për shkarkimin e tij.

Vendimi i qeverisë, i firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, është botuar këtë të premte në Fletoren Zyrtare.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, duke zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK(godinë e  shembur pak muaj më parë).

Shkarkohet Drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo,

Të fundit