Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit Ardi Veliu. Ky lajm po qarkullon në disa media, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria. Gjithashtu nuk dihen shkaqet e shkarkimit të tij nga detyra. Veliu u emërua në këtë detyrë në shkurt të vitit 2018.

Mbetet për t'u parë nëse shkarkimi i tij erdhi pas ngjarjes në Lezhë, ku mbeti i pajetë një efektiv policie. Ndërsa një ditë më parë një avion sportiv u rrëzua në Vermosh dhe ende nuk janë zbardhur shkaqet apo personat që ndodheshin në të.

Shkarkimi i Veliut është kërkuar disa herë, një prej tyre kur ndodhi vrasja e Klodian Rashës më 8 dhjetor të vitit të kaluar. 25 vjeçari u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Këto dhe ngjarje të tjera kanë sjellë reagime të shumta, ku është kërkuar largimi i Drejtorit të Policisë, por kjo nuk ka ndodhur më herët.

Kujtojmë që javën e parë të korrikut, kryeminsitri Edi Rama i vendosi 100 ditë afat  drejtuesve të Policisë së Shtetit që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda uniformave blu, që bashkëpunojnë me krimin.

Ai kërkoi që uniformat blu të jenë në tjetër nivel. Rama tha më tej se çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

Të fundit