Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, hodhi akuza mbi Vangjush Dakon

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit,

Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho. Mësohet se urdhri për shkarkimin e Brahos është dhënë nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, pas komenteve negative që Braho kishte bërë ndaj kryetares dhe sulmeve për ish-kryetarin Vangjush Dako.

Shkarkimi i Brahos vjen dy ditë pasi ai hodhi akuza se Bashkia e Durrësit vijon të kontrollohet nga Vangjush Dako. Në një postim në rrjetet sociale, Braho shkruante se edhe pas ikjes së tij , Dako vijon të kontrollojë bashkinë përmes kolegëve të tij, duke e akuzuar në mënyrë direkte për vjedhje.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutë të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tende dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thua ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, shkruhej në postimin e Brahos.

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit,
Postimi i Brahos në rrjetet sociale

Kujtojmë se Arbër Braho është djali i Spartak Brahos, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Të fundit