Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës, kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës, kush e

Është shkarkuar nga detyra shefi i komisariatit të Saranës, Syrja Bello. Ai do të zëvëndësohet në detyrë nga Klodian Kondi.

Ky largim vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi policinë dhe paralajmëroi lëvizje të tjera në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.

Kryeministri deklaroi se i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit që të niste hetim mbi Policinë e Sarandës, lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndodhi në lokalin e njohur "Bar Orange" në qendër të qytetit.

Rama e cilësoi rastin alarmant, ndërsa tha se pronarët e bizneseve i kanë kthyer shefat e komisariateve në roje të akvitetit të tyre të paligjshëm.

"Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë orarin e orës policore, krijojnë abuzime degjeneruese deri në krisma dhe në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Kush janë ata? Ata janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore.

Ata janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me policinë e shtetit që tërheqin prej hundësh shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të akviteitit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant, e kam ndarë këtë gjë me Ministrin e Brendshëm dhe ai rast duhet të dërgonte në hetim penal të gjithë drejtuesit atje”, deklaroi Rama në mbledhjen me drejtuesit e policisë ditën e djeshme.

Të fundit