Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra Zv/Drejtori i Drejtorisë për Sigurinë Fizike, nuk kaloi dot Vettingun për shkak të pasurisë

Shkarkohet nga detyra Zv/Drejtori i Drejtorisë për Sigurinë
Foto Ilustruese

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra një drejtues Garde. Bëhet fjalë për Besim Shabanin me funksion

Zv/Drejtori i Drejtorisë për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shqiptare, Besim Shabani, është shkarkuar nga detyra, pasi nuk ka mundur të kalojë Vettingun.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i përbërë nga Ledian Rusta, Luljeta Qoku, Sonila Kadareja ka vendosur shkarkimin e tij, teksa Shabani ka pasur probleme me pasurinë.

Nga ana tjetër, Shabani ka rezultuar i pastër në figurë dhe nga ana profesionale.

 

Të fundit