Flash News

E-TJERA

Shkarkohet pas 6 muajsh në detyrë zv.ministri i Infrastrukturës, kush e zëvendëson

Shkarkohet pas 6 muajsh në detyrë zv.ministri i Infrastrukturës,

Shkarkohet me vendim të qeverisë zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Endrit Molla.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e këshillit të ministrave. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Z. Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””-thuhet në vendimin e qeverisë.

Kujtojmë se Molla u emërua në postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm 6 muaj më parë.

 

 

Të fundit