Flash News

E-TJERA

Shkarkohet prefekti i qarkut të Gjirokastrës, kë emëron qeveria në vend të Astrit Aliajt

Shkarkohet prefekti i qarkut të Gjirokastrës, kë emëron
Astrit Aliaj

Shkarkohet nga detyra prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, Aliaj zëvendësohet nga Odise Kote, i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së këtij qarku, si dhe postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore po në Gjirokastër.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizjeje.

Shkarkohet prefekti i qarkut të Gjirokastrës, kë emëron
Odise Kote

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

Të fundit