Flash News

E-TJERA

Shkarkohet trajneri i Apolonisë para ndeshjes me Teutën, kush do e drejtojë skuadrën fierake

Shkarkohet trajneri i Apolonisë para ndeshjes me Teutën, kush do e
Foto ilustruese

Nikolin Çoçlli, trajneri i Apolonisë nuk do të jetë më në krye të skuadrës fierake.

Sipas Panorama.al, Apolonia e ka shkarkuar Çoçllin nga posti i trajnerit dhe provizorisht në krye të ekipit për ndeshjen me Teutën do të jetë Bledar Borova, që ka qenë edhe zv. trajneri i ekipit të parë dhe trajner te ekipet e moshave.

Çoçlli e drejtoi Apoloninë në 3 ndeshje, ndaj Kukësit, Skënderbeut dhe Tiranës, ku arriti 1 fitore ndaj ekipit korçar dhe dy humbje ndaj dy skuadrave pretendente.

Pritet që në ditët e ardhshme te Apolonia të emërohet një trajner i ri.

 

Të fundit