Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Shkatërrohet banda e dro*ës në Santorini, në pranga 4 shqiptarë
Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritet greke pasi trafikonin drogë në Santorini.
Në prangat e policisë greke ranë shqiptarët Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjec nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo. Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.
26-vjeçari Sulo Tahaj ishte drejtuesi i organizatës, përgjegjës për orientimin e plotë të anëtarëve të tjerë për transportin e drogës nga Athina në Santorini, standardizimin dhe ruajtjen e sasive në vende të fshehta në ishull për përfundimin e tyre me shpërndarjen në klubet e natës në ishull ose tek trafikantët e tjerë. 30-vjeçari Genci Tahaj ishte nëndrejtues, duke marrë pjesë aktive në menaxhimin dhe organizimin e grupit me fokus menaxhimin e të ardhurave të tij dhe përfitimet e pritshme. 36-vjeçari Fatmir Caushaj mori përgjegjësitë e drejtuesit dhe nënkryetarit të organizatës kur vellezërit Tahaj ndodheshin në Shqipëri.
Në kontrollet e kryera në një magazinë dhe në tre shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar: 336 gram kokainë, 2043 gram kanabis i papërpunuar, 295 tableta ECSTAZY, pistoletë, 60 fishekë, thikë, shumat prej 24,890 euro, 9,050 pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë dhe 5 paund britanike. Gjithashtu janë sekuestruar 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe formulimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe
7 automjete: dy furgona për transportin e turistëve, dy ICHE dhe dy motoçikleta.