Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet banda shqiptare në Berlin, kapet në flgarancë teksa po transportonte kanabis

Shkatërrohet banda shqiptare në Berlin, kapet në flgarancë

Një bandë shqiptare e trafikut të drogës në Gjermani është “goditur” nga policia. Mediat vendase bëjnë me dije se policia në Berlin ka vënë në pranga pesë shqiptarë të moshave 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç.

Sipas hetuesve, shqiptarët po tentonin që të transportonin një sasi kanabisi në pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t'i përgatisnin për rishitje.

Më tej shtohet se trafikantët ndiheshin të sigurt, pavarësisht se përgjoheshin prej kohësh nga policia. Policia i kapi ata në flgrancë teksa po shkarkonin kanabisin nga rimorkio e një kamioni tip “Mercedes”.

Ata akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani. Policia konfiskuan 32,990 euro, që besohet se kanë ardhur nga shitja e lëndës narkotike.

Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të kësaj bande.

 

Të fundit