Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet grupi kriminal që shpërndante dr*gë nga Shqipëria në Itali-Spanjë

Shkatërrohet grupi kriminal që shpërndante dr*gë nga

Një operacion i gjerë i Policisë Financiare të Leçes ka çuar në përfundimin e hetimeve paraprake ndaj 29 personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas autoriteteve italiane, grupet operonin me bazë në rajonin e Salentos, ndërsa kishin lidhje të ngushta logjistike dhe tregtare me Shqipërinë dhe Spanjën.
Gjatë aksioneve u sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike: 2,677 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme (kokainë, heroinë, hashash, marihuanë) dhe 4,975 litra vaj hashashi. Po ashtu, u konfiskuan 192,640 euro në para të gatshme, 16 automjete dhe 4 mjete lundruese, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportin e drogës.

Struktura e rrjetit kriminal përfshinte disa grupe të organizuara, të përbëra kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me degëzime në provinca të ndryshme italiane dhe lidhje të forta me territorin spanjoll. Qendra operacionale ishte e vendosur në Leçe, por aktivitetet shtriheshin në qytete si Brindisi, Roma, Firenze, Pisa, Bologna, Reggio Emilia dhe jashtë vendit.

Të fundit