Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës, arrestohen 12 persona, dy prej tyre në Tiranë dhe Laç

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës, arrestohen 12 persona,

Një operacion i përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit të koduar “NEIKEA” janë ekzekutuar 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë. Ata akuzohen për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: Bledar Coman alias Bledar Kurti, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Preci alias Enis Uruci, 27 vjeç, banues në Laç.

Burimet zyrtare njoftojnë se operacioni "NEIKEA" ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano. Guerra është arrestuar më datë 1 Prill 2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më 25 Qershor 2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P.

Po të njëjtjat burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë,  korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.

 

Të fundit