All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, 17 të arrestuarve

All - Paragraf - 1

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe qenieve

Policia franceze ka goditur një grup të strukturuar kriminal me shqiptarë që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore.

All - Paragraf - 3

Operacioni u ekzekutua gjatë dy ditëve, më 29 dhe 30 mars, në rajonin Ille-et-Vilaine dhe Alpes-Maritimes, duke vënë në pranga 17 persona. Mes të arrestuarve është dhe një grua. Të prangosurit janë të moshës 19 deri në 57 vjeç.

Në krye të grupit qëndronte një 45-vjeçar shqiptar, emër i njohur për drejtësinë, pasi edhe më parë është dënuar dhe dy herë të tjera për trafik të lëndëve narkotike. Ai u  arrestua në jug të Rennes.

Gjatë arrestimeve, policia franceze sekuestroi dhe lëndë narkotike, mjete prerëse, para dhe katër armë zjarri me municionet e tyre. Emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë të ditur.

Burimi: actuRennes

Të fundit