Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në pranga 8 shqiptarë

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali,

Një aksion antidrogë i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Itali ka çuar në pranga 9 persona, mes tyre 8 shtetas shqiptarë dhe një italian.

Operacioni është pjesë e një hetimi të zgjeruar që lidhet me dosjet “Trexit 2019” dhe “Black Mamba”, nga të cilat në vitet 2021–2022 u arrestuan 35 persona.

Sipas autoriteteve, grupi kriminal kishte një strukturë të sofistikuar dhe burime të mëdha financiare, duke trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi dhe marijuane nga Amerika e Jugut, Europa Veriore dhe Spanja, të fshehura në kamionë me produkte bujqësore. Vetëm gjatë gjashtë muajve dyshohet se janë shpërndarë mbi 200 kg kokainë dhe rreth 1 ton lëndë narkotike të tjera, me fitime që arrijnë miliona euro.

Hetimet u bazuan edhe në komunikimet përmes platformës së koduar “SkyECC”, e çkoduar nga autoritetet franceze në vitin 2020.

Në total janë 15 persona nën hetim, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan drogë, para dhe pajisje komunikimi. Operacioni konsiderohet një goditje e rëndë ndaj drejtuesve të organizatës kriminale.

Të fundit