Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet organizata Italo-Shqiptare e trafikut të d*ogës, 33 persona të arrestuar

Shkatërrohet organizata Italo-Shqiptare e trafikut të d*ogës, 33

Autoritetet italiane kanë çmontuar një organizatë italo-shqiptare të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni, të finalizuar më 9 tetor, janë vënë në pranga 33 persona. Gjykata ka vendosur 14 masa “arrest me burg”, 8 “arrest shtëpie” dhe 11 persona të tjerë janë nën masën e detyrimit për paraqitje.

Të akuzuarit janë përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Dyshohet se rrjeti funksiononte në mënyrë të organizuar, me një xhiro prej mijëra eurosh në javë. Hetimet, të cilat nisën në qershor të vitit 2022, janë kryer nga komisariati i Riva del Garda dhe janë koordinuar nga Prokuroritë e Trentos dhe Roveretos, duke identifikuar dy celula kryesore të organizatës.

Të fundit