Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet plantacioni i kanabisit me vlerë 2 milionë euro në Spanjë, arrestohen 2 shqiptarë

Shkatërrohet plantacioni i kanabisit me vlerë 2 milionë euro

Policia spanjolle ka arrestuar 2 shqiptarë, 29 dhe 31 vjeç, të cilët dyshohen si  kultivues të një plantaci marijuane në Moss d’Esquadra me 4100 bimë.

Mediat spanjolle shkruajë se dy shqiptarët kishin ngritur një kamp me tenda për të monitoruar zonën 24 orë në ditë, ndërsa dyshohet se janë autorë të trafikut të lëndëve narkotike.

Vlera e bimëve të marijuanës shkon deri në 2 milionë euro. Infrastruktura e plantacionit kishte katër tarraca, dy pellgje për grumbullimin e ujit për të ujitur bimët dhe një zonë për tharjen e sythave, përveç një hapësire të mundësuar nga çadrat ku flinin të arrestuarit.

Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, teksa pritet që të martën e javës që vjen të dalin para gjykatës ne Reus.

Të fundit