Flash News

E-TJERA

Shkatërroi stacionin e autobusit në "Vasil Shanto"/ Arrestohet drejtuesja e mjetit, plagosi tre persona

Shkatërroi stacionin e autobusit në "Vasil Shanto"/

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesen e mjetit e cila shkaktoi aksidentin e mbrëmjes së djeshme në "Vasil Shanto", në kryeqytet, kur për pak sa nuk shkaktoi tragjedi. Në pranga është vënë shtetasja Flutura Zaimi, 49-vjeç.

Flutura Zaimi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur tre persona, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit