Flash News

E-TJERA

"Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor"/ U miratua me 73 vota pro, Meta kthen në Kuvend "Bashkëqeverisjen"

"Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor"/ U

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Këtë vendim ai e shoqëron me disa argumenta, ku thekson se ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor.

Gjithashtu vlerëson se krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre, duke shkelur sigurinë juridike. Një tjetër argument që jep Meta është se centalizon pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga kryeministri.

Gjithashtu shton se bie ndesh me jurisprudencen e Gjykatës Kushtetuese dhe me parimet e funksionimit të administrates shtetërore.

Kuvendi e miratoi ligjin në fillim të nëntorit me 73 vota pro dhe 42 kundër. Ai përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore.

Gjithashtu, parashikon mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

"Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor"/ U

Të fundit