Flash News

E-TJERA

“Shkelëm rregulloren për ju”, Zhupa debat me Felajn: Me 'presidentin' larguat vëmendjen nga aferat

“Shkelëm rregulloren për ju”, Zhupa debat me Felajn: Me

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka debatuar me nënkryetaren e kuvendit, Ermonela Felaj lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Të ftuara në studion e “Top Story”, Zhupa tha se rëndësia që po i jep mazhoranca këtij procesi është i qëllimtë për “të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve”.

Nga ana tjetër, Felaj iu kundërpërgjigj duke thënë se opozita pati kohën e duhur për t’u përfshirë në zgjedhjen e Presidentit por nuk e bëri dhe tani po përdor justifikime.

Pjesë nga debati:

Felaj: A patë kohë në dispozicion për këtë çështje? Çfarë kuptimi ka të thoni donin të tërhiqnin vëmendjen nga kjo çështje, kur patët gjithë kohën në dispozicion, kur për këtë çështje publiku nuk pret fare që ta zgjidhni ju, pret që ta zgjidhë Prokuroria e Posaçme.

Zhupa: Publiku patjetër që ka pritur, sepse po të mos ishte opozita, çështja e inceneratorëve nuk do të trajtohej aspak, nuk do të kishte as arrestime.

Felaj: Betejën për drejtësinë duhet ta bëjnë ata njerëz që zbatojnë ligjin, qëndrojnë të paanshëm dhe të jenë objektivë dhe kjo nuk pretendohej as nga unë, as nga ju.

Zhupa: Publiku arriti të kuptonte çfarë ishte bërë më këtë mazhorancë, me atë aferë që për turpin tuaj, vazhdoni dhe i paguani dhe sot që ne flasim, inceneratorëve që kanë deputetët tuaj

Felaj: Pse kërcen nga njëra degë në tjetrën, nuk ke më çfarë thua

Zhupa: I dhatë rëndësi këtij procesi për të hequr vëmendjen nga gjëra të rëndësishme dhe në fund erdhëm aty ku e nisëm, ta zgjidhni vetë Presidentin

Të fundit