Flash News

E-TJERA

Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë

Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ kërkon gjobitjen e tre

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve pasi është konstatuar se kanë shkelur Kodin Zgjedhur.

KQZ i ka kërkuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për kryebashkiakët Armando Subashi, Nuri Belba dhe Kastriot Gurra.

Njoftimi

KSHZ konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:

1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000  (pesë mijë) lekë;

6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000  (pesë mijë) lekë;

7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000  (pesë mijë) lekë;

8)Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000  (pesë mijë) lekë;

9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000  (pesë mijë) lekë;

10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

  

Të fundit